Blog

Apple duhet të kopjojë me patjetër këtë “marifet” të Galaxy S10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2019
0
Apple duhet me patjetër të ofrojë një teknologji të tillë tek iPhone dhe AirPods e këtij viti. Nëse e bën atëherë nuk do të keni më nevojë për një kabëll Lightining. Apple duhet të kopjojë me patjetër këtë “marifet” të Galaxy S10

Një prej tipareve më intriguese të Galaxy S10-ës është padyshim mundësia për të karikuar aksesorët wireless me baterinë e telefonit dhe jo vetëm por edhe telefonët.

Është një eksperiencë e mrekullueshme që Apple me patjetër duhet ta adoptojë tek iPhone rinj dhe mesa duket mund ta bëjë shumë shpejtë.

Galaxy S10 mjafton të tërhiqni nga lart panelin e njoftimeve dhe të aktivizoni funksionin e shpërndarjes të energjisë përmes wireless duke shtypur mbi një ikonë dhe më pas vendosur telefonin me fytyrë poshtë në tavolinë.

Më pas merrni aksesorët si Galaxy Buds apo Galaxy Watch mbi kapakun e pasëm të telefonit. Aksesori automatikisht do të fillojë të karikohet.

Është fantastike sepse nuk keni nevojë për një fole energjie aty afër. Imagjinoni veten në një aeroplan dhe ju ka mbaruar bateria e kufjeve ose orës inteligjente.

Apple duhet me patjetër të ofrojë një teknologji të tillë tek iPhone dhe AirPods e këtij viti. Nëse e bën atëherë nuk do të keni më nevojë për një kabëll Lightining. Kufjet tuaja do të qëndrojnë të karikuara për sa kohë iPhone ka bateri.

Apple AirPods aktualisht nuk kanë teknologjinë e karikimit wireless por analisti i njohur i Apple Ming-Chi Kuo tha se modelet e reja do ta ofrojnë.

Megjithatë iPhone nuk do të përditësohen deri në Vjeshtë kur kompania mban aktivitetin tradicional andaj Samsung ka një start të shkëlqyer. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple gjobitet me 6.6 milionë dollarë

Lajmet e fundit>