Lajmet

Apple duke punuar në një MacBook misterioz

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Janar 2020
0
Duke qenë se flitet vetëm për një MacBook, atëherë me shumë gjasa është modeli 13-inç MacBook Pro i cili është përditësuar herën e fundit në Maj të 2019-ës. Apple duke punuar në një MacBook misterioz

Apple ka një tjetër laptop në punim sipas informacioneve të Komisionit Ekonomik Euroaziatik. Ka laptop pritet të vijë me tastierën e re të modelit 16-inç MacBook Pro duke qenë se tastiera flutur është më pak e qëndruehsme.

Ky komision ka zbuluar në të kaluarën edhe produkte të tjera të Apple si modelet 105-inç iPad dhe 9.7-inç.

Nga ana tjetër analisti i njohur i Apple Ming-Chi Kuo ka raportuar edhe më parë se Apple do të zëvendësojë tastierat flutur problematike tek mbarë laptopët e kompanisë.

Duke qenë se flitet vetëm për një MacBook, atëherë me shumë gjasa është modeli 13-inç MacBook Pro i cili është përditësuar herën e fundit në Maj të 2019-ës.

Ekziston një shans që të jetë edhe një MacBook Air ose një model fillestar MacBook Pro por që janë rifreskuar më vonë, konkretisht në Korrik 2019. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple fiton një betejë të madhe me Bashkimin Evropian