Harduer

Apple duke testuar një model iPhone me ekran që paloset

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Janar 2021
Apple deri tani ka ndërtuar prototipet të cilët do të testohen së brendshmi. Kompania ka diskutuar disa madhësi ekranesh përfshirë një model 6.7-inç që aktualisht ka iPhone 12 Pro Max. Apple duke testuar një model iPhone me ekran që paloset

Apple e ka ndryshuar pamjen e iPhone disa herë që nga debutimi i modelit të parë duke rritur trashësinë, madhësinë e ekraneve madje edhe ngjyrat. Ka pasur edhe momente kur Apple ka ndryshuar kurs 360 gradë si eliminimi i butonit Home duke filluar nga iPhone 2017.

Por një raport i fundit thotë se Apple po përgatitet për ndryshimin më drastik me iPhone e parë me ekran që paloset sipas Bloomberg.

Apple deri tani ka ndërtuar prototipet të cilët do të testohen së brendshmi. Kompania ka diskutuar disa madhësi ekranesh përfshirë një model 6.7-inç që aktualisht ka iPhone 12 Pro Max.

Shumica e telefonëve me ekrane me palosje janë mes 6 deri në 8-inç kur janë të hapur. Megjithatë Apple nuk ka krijuar ende prototipet e plota dhe nuk ka asnjë plan për momentin.

Raporti i Bloomberg thotë se ekranet me palosje të Apple kanë boshte të padukshme. Është një qasje krejt tjetër nga ajo që kanë ndërmarrë kompani si Microsoft me Surface Duo që ka dy panele me dy ekrane të ndara nga një bosht.

Por telefoni me ekran me palosje është larg dhe raporti thotë se për 2021 linja iPhone do të pësojë ndryshime minimale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Javën e fundit të 2020 u shpenzuan 1.8 miliardë dollarë aplikacione e lojëra në App Store