Lajmet

Apple e bën më të lehtë sinkronizimin e fjalëkalimeve mes kompjuterave Windows dhe Mac

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Shkurt 2021
Për këdo që përdor Chrome si shfletuesin kryesor dhe iCloud Keychain për menaxhimin e fjalëkalimeve, shtojca e re e bën më të lehtë kapërcimin mes kompjuterëve Windows dhe Mac. Apple e bën më të lehtë sinkronizimin e fjalëkalimeve mes kompjuterave Windows dhe Mac

Apple ka publikuar një shtojcë zyrtare për versionet Windows dhe Mac të Chrome me të cilin përdoruesit mund të përdorin fjalëkalimet e ruajtura në iCloud Keychain.

Për këdo që përdor Chrome si shfletuesin kryesor dhe iCloud Keychain për menaxhimin e fjalëkalimeve, shtojca e re e bën më të lehtë kapërcimin mes kompjuterëve Windows dhe Mac.

Debutimi i shtojcës do të thotë se nëse keni përdorur Safari për të gjeneruar fjalëkalime të forta, tani do të jenë të disponueshëm edhe në Chrome për Windows dhe Safari. Gjithashtu fjalëkalimet e krijuara në Chrome do të sinkronizohen në iCloud dhe të jenë të disponueshëm në pajisjet Apple gjithashtu.

Shtojca quhet iCloud Passwords dhe është i disponueshëm nga ky moment në Chrome Web Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook do të paralajmërojë përdoruesit kur shpërndajnë disa lloje artikujsh