Analiza

Apple favorizon aplikacionet e saj në rezultatet e kërkimit të App Store: Raport

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Korrik 2019
0
Aplikacionet e Apple të cilat gjenerojnë të ardhura si Music dhe Books në 95% të kërkimeve shfaqeshin të parët. Apple favorizon aplikacionet e saj në rezultatet e kërkimit të App Store: Raport

Sipas një raporti të ri nga The Wall Street Journal, Apple në mënyrë të vazhdueshme rëndit aplikacionet e saj mbi ato të konkurrentëve të rezultatet e kërkimit në App Store.

Por Apple thotë se ka testuar të njëjtat rezultat dhe kishte marrë përfundime të tjera. WSJ thotë se aplikacionet e Apple në 60% të kërkimeve bazike si “hartë” renditeshin më lart sesa ato të konkurrentëve.

Aplikacionet e Apple të cilat gjenerojnë të ardhura si Music dhe Books në 95% të kërkimeve shfaqeshin të parët.

Në përgjigje të gjetjeve të WSJ, Apple kreu testimet e saj për të parë si renditët aplikacionet e kompanisë krahasuar me konkurrentët. Kompania nuk dha detaje por tha se për të njëjtat kërkime kishte marrë rezultate të tjera.

Apple thotë se përdor 42 faktorë për të përcaktuar se ku duhet të vendosen aplikacione në rezultat e kërkimit. Megjithatë formulën e mban të fshehtë që të parandalojë manipulimin e rezultateve.

Katër janë faktorët me më influencë si shkarkimet, vlerësimet, rëndësia dhe sjellja e përdoruesit. Kjo e fundit është më e rëndësishmja për Apple dhe matet për nga numri i shkarkimeve kur përdoruesi viziton për herë të parë një aplikacion.

Raporti i WSJ vjen pak kohë pasi Apple përballet me akuza në Evropë dhe SHBA. Në Evropë kompania po hetohet për shfrytëzimin e pozitave dominuese me Apple Music dhe Apple News ndërsa në SHBA dëshmoi javën e kaluar përballë Kongresit Amerikan. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple prezanton iPhone-t e rinj më 10 Shtator?

Lajmet e fundit>