Harduer

Apple fillon prodhimin e iPhone 9 në Shkurt

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Janar 2020
0
A është ky më në fund viti kur pronarët e iPhone 7 dhe 8 do të marrin në dorëzim zëvendësuesin e shumëpritur të tyre? Apple fillon prodhimin e iPhone 9 në Shkurt

Apple do të fillojë prodhimin e iPhone 9 me kosto të ulët në Shkurt, dhe do ta bëjë zyrtare në Mars, sipas burimeve nga Bloomberg.

Prodhimi i smartfonit do të ndahet mes prodhuesve me bazë në Tajan – Hon Hai Precision Industry, Pegatron Corp dhe Winstron Corp. 

Raporti deklaron se Iphone 9 do të ketë një dizajn të inspiruar nga iPhone 8 me një buton Touch ID, ekran 4.7-inç dhe çip Apple A13 Bionic që përputhet me iPhone 11. 

Kemi dëgjuar raportime të ndryshme që sugjerojnë se iPhone 9 me kosto të ulët do të ketë dizajn të ngjashëm me iPhone 8 por pa buton ose Face ID, prandaj ekrani do të rezultonte më i gjatë 5.4 inç. 

Thashethemet për iPhone 9 datojnë që nga 2017, ndërsa një njoftim u shpall në vitin 2018. Dhe tani filluan përsëri në fund të 2019.

A është ky më në fund viti kur pronarët e iPhone 7 dhe 8 do të marrin në dorëzim zëvendësuesin e shumëpritur të tyre? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Office Online do të quhet thjeshtë Office