Lajmet

Apple fiton betejën gjyqësore për patentat e Wi-LAN

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Apple fiton betejën gjyqësore për patentat e Wi-LAN

legal_books_gave-100001355-galleryNjë gjykatë federale në Teksas konstatoi që Apple nuk kishte shkelur një patentë në lidhje me teknologjitë e komunikimit CDMA dhe HSPA të cilat posedohen nga ndërmarrja Wi-LAN.

Gjykata po ashtu gjatë të mërkurës gjeti që dy nga pohimet e patentës në SHBA me numër RE37, 802 ishin të pavlefshme. Wi-LAN filloi çështjet gjyqësore kundër disa ndërmarrjeve të teknologjisë për shkeljet e dyshuara të dy patentave të veta gjatë vitit 2011.

Patenta tjetër në shqyrtim gjyqësor ishte ajo me numër 5,282,222, që ka të bëjë me përdorimin e Wi-Fi dhe LTE, por Apple nuk ishte akuzuar për shkelje të patentës.

Sipas Wi-LAN, që nga ngritja e padisë, gjashtë nga shtatë të pandehurit kanë nënshkruar licencën dhe marrëveshjet e rregulluara për të zgjidhur çështjen gjyqësore.

Wi-LAN në Kanada tha që ishte zhgënjyer me vendimin e gjykatës, por nuk beson që marrëveshjet për licencën të nënshkruara më parë në lidhje me patentat janë ndikuar negativisht nga vendimi i të mërkurës nga gjykata e Qarkut në SHBA për divizionin Lindor të Teksasit.

Procesi është njëri nga disa të ngritur nga Wi-LAN kundër Apple dhe ndërmarrjeve të tjera, duke përfshirë një të ngritur në muajin dhjetor në Gjykatën e Qarkut Jugor të Floridës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple dhe Google bllokojnë TikTok në Indi

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>