Biznes

Apple fiton një betejë të madhe me Bashkimin Evropian

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Korrik 2020
0
Qeveria Irlandeze dhe Apple reaguan duke apeluar vendimin e Komisionit Evropian duke argumentuar se tejkalonte çdo arsyetim. Apple fiton një betejë të madhe me Bashkimin Evropian

Apple fitoi një betejë të gjatë me Komisionin Evropian mbi një gjobë të vendosur nga ky i fundit prej 14.9 miliardë dollarësh.

Një prej vendimeve të shumëpritura, Gjykata Evropiane vendosi se Apple ka vepruar brenda ligjeve.

Komisioni Evropian në 2016-ën tha se qeveria Irlandeze në mënyrë të padrejtë i kishte siguruar përfitime taksative Apple dhe e urdhëroi të rikuperonte afro 13 miliardë euro prej kompanisë.

Qeveria Irlandeze dhe Apple reaguan duke apeluar vendimin e Komisionit Evropian duke argumentuar se tejkalonte çdo arsyetim.

Irlanda, Apple dhe Komisioni Evropian tashmë kanë dy muaj për të vendosur nëse duan të apelojnë vendimin e fundit duke i hapur rrugë dërgimit të tij në tribunalin më të lartë të Evropës.

Qeveria Irlandeze tha se vendimi i gjykatës është i drejtë dhe se asnjëherë nuk ka favorizuar Apple dhe taksa ka qenë e njëjtë për të gjitha kompanitë sipas politikave Irlandeze të taksimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple përditëson 27-inç iMac me procesorë të rinj dhe SSD