Biznes

Apple fshin nga App Store rrjetet sociale Ruse

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2022
Apple konfirmoi largimin e aplikacioneve të VK dhe mbylljen e llogarive të tyre të zhvilluesve. Apple fshin nga App Store rrjetet sociale Ruse

Apple ka hequr nga App Store aplikacionet e VK, konglomeratit Rus të teknologjisë pas versionin të Facebook quajtur VKontakte.

VK tha se aplikacionet e tyre janë bllokuar nga Apple por tha se do të vazhdojë të zhvillojë dhe mbështetë aplikacionet iOS.

Apple konfirmoi largimin e aplikacioneve të VK dhe mbylljen e llogarive të tyre të zhvilluesve.

Këto aplikacione shpërndahen nga kompani të cilat janë sanksionuar nga qeveria Britanike. Për të mbushur këto sanksione, Apple vendosi të bllokojë llogaritë e zhvilluesve të këtyre aplikacioneve të cilat nuk mund të shkarkohen nga App Store pavarësisht vendndodhjes.

Përdoruesit të cilët tashmë kanë shkarkuar këto aplikacione mund të vazhdojnë ti përdorin.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fillim të vitit, qeveria e saj ka bllokuar disa platforma Amerikane të medias sociale përfshirë Instagram, Facebook dhe Twitter.

VK është kompania e dytë më e madhe e internetit në Rusi pas Yandex, një version i Google. Kompania e medias sociale u krijua në 2006 nga Pavel Durov i cili u dëbua më pas prej saj pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me autoritetet. Sot ai ka aplikacionin popullor të komunikimit Telegram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tjetër problem me iOS 16, përdoruesit vështirësi me komandat "Copy & Paste"

Tags >

Apple