Lajmet

Apple fshin qëllimisht muzikën në iTunes blerë nga rivalët, justifikohet në gjykatë

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Apple fshin qëllimisht muzikën në iTunes blerë nga rivalët, justifikohet në gjykatë

Steve JobsApple qëllimisht ka fshirë muzikën nga iPod-ët e përdoruesve e cila nuk është blerë nga iTunes gjatë periudhës 2007 dhe 2009, tha një gjykatë që po proçedon një mocion mosbesimi ndaj kompanisë. Një çështje gjyqësore ndaj kompanisë Apple për abuzim me dyqanin e saj të muzikës në iTunes është hapur, ku citohet se kompania ka skanuar dhe fshirë të gjithë muzikën e cila nuk është blerë nga iTunes përmes një resetimi të iPod.

Përdoruesit të cilët janë munduar të sinkronizojnë ose të përditësojnë iPod me muzikë të blera nga Amazon ose 7Digital u është shfaqur një mesazh gabimi në pajisjet e tyre i cili thuhej se mund të zgjidhej vetëm përmes një rikthimi në gjendje fabrike e cila fshiu çdo gjë nga iPod-i.

Rikthimi i iPod përmes iTunes nuk do të rikthente muzikën e shërbimet e rivalëve. Apple vendosi të mos u tregonte përdoruesve “problemin” në fjalë. Drejtori i sigurisë pranë Apple, Augustin Farrugia, tha për gjykatën se muzika ishte fshirë për arsye sigurie dhe se hakerat përfshi Jon Lech Johansen i njohur si “DVD” Jon së bashku me një softuer i cili largonte të drejtat dixhitale e kishin bërë Apple të dyshonte.

“Dikush po thyen shtëpinë tonë”, tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i atëhershëm i Apple, Steve Jobs, sipas një email-i të ekspozuar nga drejtori i softuerit pranë Apple Eddy Cue. “Sistemi ishte totalisht i hakuar” tha Farrugia dhe muzika është fshirë për arsye sigurie duke thënë se nuk kanë pse ti japin shumë informacion përdoruesve për të mos i turbulluar ata. PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 kalon 50% adoptim

Lajmet e fundit>