Biznes

Apple, gati 500 milion për blerjen e Anobit

Publikuar , 13 Dhjetor 2011
0
Apple, gati 500 milion për blerjen e Anobit

Calcalist Financial Daily ka theksuar se Apple është në negociata të avancuara për të blerë Anobit’in për 400 deri në 500 milion dollarë. Anobit ka zhvilluar një çip që avancon performanceën e njësisë flash përmes përpunimit të sinjalit. Çipi është veçse i inkorporuar në pajisjet e Apple siç janë iPhone, iPad dhe MacBook Air. 

Anobit është gjithashtu duke ekzaminuar një raund të madh financiar me një prodhues të madh të memories flash nga Azia. Anobit nuk ka dhënë ndonjë koment, e as Apple. Por nëse marëveshja ecën tutje, kjo do të paraqiste një prej blerjeve më të mëdha të Apple dhe në fakt edhe blerjen e parë të kësaj kompanie në Izrael. Apple gjitahshtu në formë të zakonshme blenë firma softueri dhe jo hardueri. 

Cataclist ka thenë se Apple është e interesuar në teknologjinë Anobit për të rritur dhe avancuar vëllimin e memories dhe performancën e pajisjeve të saja. Çipi ka gjasa të mundësojë dyfishimin e vëllimit të memories në iPad dhe MacBook të rinj. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple ka hyrë në bisedime me Samsung për teknologjinë 5G

Lajmet e fundit>