Harduer

Apple gati të shpalos iMac të rinj me disqe Blu-ray

Publikuar , 26 Shtator 2009
0
Apple gati të shpalos iMac të rinj me disqe Blu-ray

Sipas AppleInsider iMac-ët e rinj kanë marrë aprovimin për prodhim në fillim të shtatorit dhe kanë qenë në këtë fazë gjatë javëve të kaluara.

Përveç një dizajni të ri dhe më të hollë, linja e re iMac thuhet se do të ketë të integruar lexues Blu-Ray. Kjo do të ishte edhe hera e parë që Apple do të përfshinte një njësi lexuese Blu-Ray në një prej kompjuterëve të saj personal apo të lëvizshëm (laptop).

Bazuar në përditësimet e mëparshme nga Apple, është e kuptueshme të pritet që kompania gjithashtu do të përfshijë procesor më të shpejtë, ndoshta edhe kartela grafike më të mira dhe gjithashtu do të rrit kapacitetin e disqeve për ruajtje të të dhënave. Modelet e tanishme veçohen me procesorë që renditen mes 2.66 GHz Intel Core 2 Duo deri në 3.06 GHz Intel Core 2 Duo.

Kapacitetet e hard disqeve shkojnë prej 320 GB në modelin bazë e deri në 1TB në versionet më të larta

Apple zakonisht mban çmimet e makinave të përditësuara mjaft afër me modelet paraprake, megjithëse ata shpalosin edhe çmime më të lira kohë pas kohe. Çmimet e tanishme nisen prej 1.200 dollarë dhe mund të shkojnë deri në 2.200 dollarë.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Instagram mund të raportojnë fotot të cilat mendojnë se janë të rreme

Lajmet e fundit>