Harduer

Apple gjobitet me 500 milionë dollarë për ngadalësimin e iPhone

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Mars 2020
0
Në 2017-ën u zbulua se iOS artificialisht kufizonte shpejtësinë e procesorit me ndërsa bateritë e smartfonëve vjetëroheshin. Apple gjobitet me 500 milionë dollarë për ngadalësimin e iPhone

Apple ka pranuar të paguajë një gjobë me vlerë 500 milionë dollarë pasi pranoi se ka ngadalësuar qëllimisht modelet e vjetra të iPhone.

Gjoba do të shkojë për të dëmshpërblyer përdoruesit e iPhone 6 dhe 7 të cilat Apple i ka ngadalësuar me qëllim që të ruajë jetëgjatësinë e baterisë.

Kështu Apple do të paguajë 25 dollarë për çdo përdorues të iPhone.

Në 2017-ën u zbulua se iOS artificialisht kufizonte shpejtësinë e procesorit ndërsa bateritë e smartfonëve vjetëroheshin.

Kjo taktikë është përdorur për të penguar probleme reale me performancën dhe parandaluar fikjen e papritur të telefonit. Por Apple nuk zbuloi ekzistencën e një gjëje të tillë.

Autoritetet Franceze dhe Italiane kanë gjobitur Apple. Në Francë kompania pagoi 25 milionë dollarë. Apple uli koston e zëvendësimit të baterisë dhe ofroi rimbursim të pjesshëm për përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft sjell "Dark Mode" në aplikacionin Outlook