Biznes

Apple gjobitet në Itali

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2020
0
Gjoba e fundit vjen pas një sanksioni dy vite më parë për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone që në SHBA u quajt batterygate. Apple gjobitet në Itali

Autoritetet Italiane të Konkurrencës gjobitën Apple me 10 milionë euro për deklarata të pasakta lidhur me rezistencën ndaj ujit të iPhone 8 dhe 8 Plus.

Apple u kritikua sepse nuk kishte qartësuar sa duhet pretendimet për rezistencë ndaj ujit të telefonëve. Sipas autoriteteve pretendimet e Apple se iPhone rezistonin për 30 minuta në thellësi 4 metra në ujë aplikohen në kushte laboratorike dhe me ujë të pastër.

Gjithashtu kompania nuk ofronte mbulim të dëmit pavarësisht pretendimeve të pasakta. Gjoba e fundit vjen pas një sanksioni dy vite më parë për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone që në SHBA u quajt batterygate.

Edhe atëherë Apple pagoi 10 milionë euro për shkeljet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple do të ofrojë paketa shërbimesh të kombinuara