Biznes

Apple, Google dhe Dropbox nën hetim në Itali

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2020
0
Sipas autoriteteve përdoruesve nuk ju është shpjeguar siç duhet se çfarë të dhënash grumbullohen dhe çfarë përdoren për qëllime komerciale. Apple, Google dhe Dropbox nën hetim në Itali

Autoritetet Italiane të konkurrencës nisën një hetim ndaj Apple, Google dhe Dropbox. Në një deklaratë për shtyp AGCM tha se gjashtë hetime kanë nisur ndaj kompanive dhe shërbimeve si Google Drive, iCloud dhe Dropbox.

Sipas autoriteteve përdoruesve nuk ju është shpjeguar siç duhet se çfarë të dhënash grumbullohen dhe çfarë përdoren për qëllime komerciale.

Gjithashtu po heton edhe klauzha në terma e shërbimit të cilat i konsideron të padrejta.

Në Korrik Italia nisi hetim edhe ndaj Amazon dhe Apple për kufjet Beats. Autoritetet duan të dinë nëse dy kompanitë kanë rënë dakord që të bllokojnë shitës të jashtëm të shesin kufjet Beats dhe produkte të tjera të Apple.

Kompanitë e teknologjisë së fundi janë vënë në shënjestër në Evropë dhe SHBA nga autoritetet të cilat thonë se gjigantët po shfrytëzojnë pozitat dominuese për të dëmtuar konkurrencën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S21 do të ketë një avantazh të madh mbi iPhone