Biznes

Apple humbet 14 miliard dollarë, shkak shitjet e dobëta të iPhone X

Publikuar , 30 Janar 2018
0
Sipas Nikkei ulja e prodhimit erdhi si rezultat i shitjeve poshtë pritshmërive gjatë sezonit të pushimeve në Evropë, SHBA dhe Kinë. Apple humbet 14 miliard dollarë, shkak shitjet e dobëta të iPhone X

Apple do të reduktojë sasinë e iPhone X të prodhuara në vetëm 20 milion njësi në tre muajt e parë të 2018-ës raportoi Nikkei duke dërguar aksionet në rënie prej 1.6%.

Raporti shtoi se një prej arsyeve të kësaj lëvizjeje janë shitjet e dobëta të telefonit 999 dollarësh.

Aksionet e Apple ranë në nivelin më të ulët në 2018-ën duke eliminuar 14 miliard dollarë nga vlera e kompanisë.

Sipas Nikkei ulja e prodhimit erdhi si rezultat i shitjeve poshtë pritshmërive gjatë sezonit të pushimeve në Evropë, SHBA dhe Kinë.

iPhone X ishte telefoni i parë me një dizajn të ri që nga iPhone 6-ta në 2015-ën.

Disa analistë kanë raportuar shitje të dobëta të iPhone X. Një ankete zbuloi se 37% përdoruesve që kishin planifikuar blerjen e një iPhone, do të blinin një iPhone X.

Telefoni i cili vjen me ekran pa skaje dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës, doli në shitje më 3 Nëntor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konferenca e Zhvilluesve të Apple mbahet më 3-7 Qershor

Lajmet e fundit>