Harduer

Apple humbet një tjetër prototip të iPhone

Publikuar , 12 Maj 2010
0
Apple humbet një tjetër prototip të iPhone

Tani duket se një prototip tjetër iPhone 4G është paraqitur në internet, dhe ky duket se është një version më i ri sesa ai që kemi parë kohë më parë.

Një ueb faqe vietnameze e quajtur Taoviet ka postuar imazhe të prototipit të ri të iPhone, padyshim një model më i ri sesa ai që kemi parë, dhe siç mund të shihet, ky ka të shkruar në shpinë 16GB. Ata madje e kanë copëtuar pajisjen për të paraqitur edhe procesorin e brenduar nga Apple.

Sot gjithashtu është paraqitur edhe një video, ku shihet se porti për SIM kartelë është anash mbështjellësit të pajisjes dhe madhësia e iPhone 4G duket se është mjaft e ngjashme me gjeneratën e tanishme 3GS.
MacRumours thekson se celularit është blerë në SHBA nga një biznesmen Vietnamez, dhe Taoviet thekson se ka të tjerë në tregun e zi, që shkojnë diku për një çmim prej 4.000 dollarësh.

Të shohim tani si do të reagojë Apple…

LEXO EDHE:  Ku ndryshon Galaxy Note 9 nga Note 8

Lajmet e fundit>