Biznes

Apple i afrohet përsëri vlerës së 1 trilionë dollarëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Maj 2019
0
Ditën e Mërkure Apple u vlerësua me 969 miliardë dollarë dhe qëndron ngjitur me Microsoft që vlerësohet me 980 miliardë dollarë. Apple i afrohet përsëri vlerës së 1 trilionë dollarëve

Aksionet e Apple u rritën me 5% ditën e Mërkure duke dërguar vlerën e prodhuesit të iPhone afër kufirit të 1 trilionë dollarëve.

Apple ka dueluar me Microsoft dhe Amazon.com për titullin e kompanisë me vlerën më të madhe në botë dhe të tre kanë arritur në një pikë të kalojnë kufirin e 1 trilionë dollarëve.

Ishte Gushti i vitit të kaluar kur Apple për herë të parë u vlerësua mbi këtë shifër por humbi terren pas shenjave të para që tregonin se iPhone e ardhshëm do të kishin kërkesë të ulët.

Ditën e Mërkure Apple u vlerësua me 969 miliardë dollarë dhe qëndron ngjitur me Microsoft që vlerësohet me 980 miliardë dollarë.

Edhe pse shitjet e iPhone ranë me 17% në tre mujorit e dytë fiskal, të ardhurat thyen pritshmëritë e analistëve.

Bazuar në këtë performancë 21 analistë rekomandojnë blerjen e aksioneve të Apple, 18 janë neutralë dhe dy rekomandojnë shitjen e tyre sipas të dhënave të Refinitiv. Në tërësi Apple favorizohet nga analistët dhe firmat e konsulencës si American Internation Group dhe Berkshire Hathaway.

Me shkurtimin e kostove të iPhone Apple filloi të performonte mjaft mirë në Kinë si dhe përfitoi nga dialogu i përmirësuar mes SHBA dhe Kinës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtyhet përsëri, arkitektura 10 nanometër e procesorëve Intel vjen në fund të 2019-ës

Lajmet e fundit>