Biznes

Apple i ka kushtuar 6 miliardë dollarë mbyllja e betejës ligjore me Qualcomm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Prill 2019
0
Mbyllja e kësaj beteje u shoqërua me një pagesë të vetme të Apple për Qualcomm si dhe u arrit një akord për përdorimin e çipeve të këtij të fundit tek iPhone. Apple i ka kushtuar 6 miliardë dollarë mbyllja e betejës ligjore me Qualcomm

Apple mund ti ketë paguar plot 6 miliardë dollarë Qualcomm për të mbyllur betejën ligjore mes dy kompanive tha një analist i UBS.

Sipas bankës, Apple me shumë gjasa mund të ketë dëmshpërblyer me 8 deri në 9 dollarë patentën për iPhone. Kompania vendosi të paguante këtë çmim të kripur për ti dhënë fund betejës ligjore e cila u shtri në disa kontinente e madje kërcënonte edhe të ardhmen 5G të iPhone.

Nga ana tjetër Qualcomm trembej për modelin e biznesi i cili kontribuon gjysmën e fitimit të kompanisë. Që kur u vendos të mbyllej çështja, aksionet e Qualcomm janë rritur me 38%. Edhe aksionet e Apple kanë parë ditë të mira duke shkuar 2% më lart.

Mbyllja e kësaj beteje u shoqërua me një pagesë të vetme të Apple për Qualcomm si dhe u arrit një akord për përdorimin e çipeve të këtij të fundit tek iPhone.

Më përpara Apple kishte paguar 7.5 dollarë për patentë për një telefon ndërsa tani do ti paguajë 1 deri në 2 dollarë më shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Lajmet e fundit>