Lajmet

Apple i kërkohet llogari për komisionet që u merr krijuesve të aplikacioneve në App Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Korrik 2020
0
Tim Cook tha se 84% e aplikacioneve nuk paguajnë asgjë ndërsa vetëm 16% i nënshtrohen komisioneve. Apple i kërkohet llogari për komisionet që u merr krijuesve të aplikacioneve në App Store

CEO i Apple Tim Cook mbrojti strukturën e komisioneve të kompanisë me App Store përballë një dëgjese në Kongresin Amerikan ditën e Mërkure.

Ai tha se shumica e aplikacioneve nuk paguajnë komisione ndërsa të tjerë mes 15 deri në 30% sipas situatës së tyre.

Cook vijoi duke thënë se të gjithë zhvilluesit trajtohen njëlloj dhe Apple nuk ka në plan të rrisë komisione sepse duhet të konkurrojë edhe për të tërhequr vëmendjen e zhvilluesve.

Por kongresmenët thanë se Apple ka bërë edhe përjashtime siç është rasti i aplikacionit Prime Video të Amazon. Madje sipas tyre Apple kishte konsideruar rritjen e komisionit në 40% për raste të caktuara.

Sipas rregullave në fuqi aplikacionet që shesin të mira dixhitale ose shërbime paguajnë 30% ndërsa në vitin e dytë aplikacionet që ofrojnë abonime u merret vetëm 15% të komision.

Tim Cook tha se 84% e aplikacioneve nuk paguajnë asgjë ndërsa vetëm 16% i nënshtrohen komisioneve.

Disa e-mail-e shkëmbyer në 2016-ën mes CEO të Amazon Jeff Bezos dhe zëvendës presidentit të Apple Eddy Cue, tregojnë sesi Apple kishte ofruar një marrëveshje të veçantë për Amazon Prime Video duke i marrë vetëm 15% komision.

Kur u pyet nëse Apple do të rriste komisionet, CEO Tim Cook tha se komisionet nuk kanë ndryshuar dhe janë ashtu që nga dita kur kanë hyrë në fuqi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sistemi operativ Linux që është një kopje e gjallë e Windows 10