Biznes

Apple i përgjigjet krijuesit të lojës Fortnite

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2020
0
Në përgjigje të një padie dërguar nga Epic Games në Gusht, Apple i quajti argumentet si interes i pastër nga Epic. Apple i përgjigjet krijuesit të lojës Fortnite

Apple i është përgjigjur pretendimeve të krijuesit të lojës Fortnite i cili e akuzon gjigantin e iPhone për monopol.

Në përgjigje të një padie dërguar nga Epic Games në Gusht, Apple i quajti argumentet si interes i pastër nga Epic.

Kompania refuzoi idenë se komisionin 30% që merr për blerjet dixhitale brenda aplikacioneve është anti-konkurrues dhe se përplasja mes dy kompanive është thjeshtë mosmarrëveshje parash.

Apple tha se Epic ka shkelur kontratën dhe kërkoi dëmshpërblim. Beteja ligjore mes dy kompanive erdhi pasi Fortnite ofroi zbritje për monedhën e saj virtuale për blerjet e bëra jashtë aplikacionit duke anashkaluar komisionin 30% të Apple.

Në përgjigje Apple bllokoi aplikacionin Fortnite dhe përditësimet e tij. Kompania tha se do të lejonte Fortnite në dyqan nëse opsioni i pagesave direkte jashtë aplikacionit hiqej.

Por Epic ka refuzuar duke përsëritur se Apple është monopol. Në padinë e saj, Apple tha se Epic ka përfituar nga promovimi i Apple dhe mjetet e zhvillim duke fituar 600 milionë dollarë përmes App Store.

Apple akuzoi firmën, për të cilën theksoi se mbështetet nga gjiganti Kinez Tencent, se kishte kërkuar një marrëveshje të veçantë përpara se të shkelte kontratën.

Megjithatë në një dëgjesë përballë Kongresit Amerikan, Apple u akuzua për kontroll të egër ndaj App Store.

Bashkimi Evropian gjithashtu po heton nëse praktikat e Apple shkelin rregullat e konkurrencës ndërsa kompania i ka mohuar ato pretendime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin arrin objektivin madhor pas 11 vitesh