Lajmet

Apple i përgjigjet me forcë krijuesit të lojës Fortnite

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2020
Përditësimi i Fortnite ishte dizajnuar për të shmangur rregullat e App Store dhe anashkaluar komisionin 30% të Apple dhe Google aplikuar në App Store dhe Play Store. Apple i përgjigjet me forcë krijuesit të lojës Fortnite

Apple i është përgjigjur zhvilluesit të Fortnite, Epic Games në lidhje me akuzat ndaj App Store. Epic tha se Apple e ka kërcënuar ti heqë aksesin në mjetet e zhvilluesve të iOS dhe Mac duke e përjashtuar nga Apple Developer Program.

“Ne duam që të mbajmë kompaninë pjesë të Apple Developer Program dhe aplikacionet e saj në App Store,” shkruante Apple.

“Problemi që Epic ka krijuar mund të zgjidhet shumë thjeshtë me një përditësim aplikacioni brenda rregullave të App Store të cilat aplikohen për të gjithë zhvilluesit.”

Përditësimi i Fortnite ishte dizajnuar për të shmangur rregullat e App Store dhe anashkaluar komisionin 30% të Apple dhe Google aplikuar në App Store dhe Play Store.

Rregullat aplikohen vetëm për sendet dixhitale prandaj kur blini diçka nga Amazon apo dyqane të ngjashme paguani përmes sistemeve të tyre dhe të App Store dhe Play Store.

Apple dhe Google përjashtuan Fortnite nga App Store dhe Play Store si përgjigje e shkeljeve të kompanisë ndërsa Epic ju përgjigj me padi ndaj dy kompanive për praktika anti-konkurruese. Apple thotë se Epic ka afat deri më 28 Gusht për të bërë ndryshimet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve Huawei, hije e së kaluarës