Lajmet

Apple iOS 13 shfaq problem me karikuesat wireless

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Tetor 2019
0
Për shembull, një iPhone 11 që operon iOS 13 mund të karikohet me anë të valëve për 2 orë deri në 80%, por pas instalimit të iOS 13.1  karikohet vetëm 55% për të njëjtën kohë. Apple iOS 13 shfaq problem me karikuesat wireless

Apple iOS 13 ka pasur një lançim të tmerrshëm. Jo vetëm që pati probleme me sigurinë, por pati tre përditësime të ngutshme brenda dy javësh.

Dhe tani, pronarët e iPhone-ve të rinj që përdorin këtë sistem operativ kanë një problem të cilin duhet ta dinë.

ChargerLab ka zbuluar që Apple po zvogëlon performancën e karikuesve wireless të palëve të treta të telefonëve iPhone që përdorin këtë sistem operativ.

Për më tepër, nuk ka ndonjë udhëzim për prodhuesit që të shmangin këtë, kështu që pronarët të cilët kanë paguar për karikues të shpejtë wireless ka shumë mundësi që paratë e tyre të kenë shkuar dëm.

Ajo që zbuloi ChargerLab ishte se me lançimin e iOS 13.1 shumë karikues wireless të palëve të treta u vlerësuan me shpejtësinë e karikimit 7.5W, ndërsa tani operojnë me 5W. Siç pritet, ky reduktim në shpejtësi zgjat kohën e karikimit.

Për shembull, një iPhone 11 që operon iOS 13 mund të karikohet me anë të valëve për 2 orë deri në 80%, por pas instalimit të iOS 13.1  karikohet vetëm 55% për të njëjtën kohë.

Ky përkeqësim ekziston edhe tek iOS 13.1.2, dhe Apple nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar. Megjithatë AppleInsider mësoi nga një burim Brenda kompanisë se po mendohet për një ndryshim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton memorien e re RAM për 5G dhe inteligjencën artificiale

Tags >

iOS 13
Lajmet e fundit>