Harduer

Apple iPad, në treg para datës zyrtare

Publikuar , 27 Maj 2010
0
Apple iPad, në treg para datës zyrtare

Apple ka deklaruar se ka filluar me dërgesat e para-porosive të iPad tek konsumatorët të cilët kanë bërë porosi para lansimit zyrtarë që do të bëhet gjatë ditës së nesërme, dhe disa adhurues fatlum të pajisjeve të teknologjisë veçse kanë pranuar pajisjen e tyre.

Megjithëse iPad nuk dëshiron të paraqitet zyrtarisht në shitje deri mëngjesin e ditës e premte, disa para porosi të njësive të pajisjes së ndejshme në prekje apo më mirë thënë të tabletit, veçse kanë filluar të dërgohen një ditë më herët. Adhuruesit e Apple janë duke postuar informacione rreth dërgesave të tyre në forume dhe blogje, duke deklaruar se pajisjet janë “rrugës drejt konsumatorëve”.

Në Twitter, dhjetëra njerëz kanë festuar arritjen e hershme të iPad. “iPad-i im sapo ka arritur (një ditë më herët)” shkroi një përdorues i Twitter, Will Sheward. “Punëtori i UPS tha se ai po dërgon shumë të tilla sot. Kam përshtypjen se makina e tij është përplot me iPad”.

Adhuruesit e pajisjes pritet që të formojnë radhë të gjata një natë para lansimit zyrtar ndërkombëtar të pajisjes, që do të bëhet nesër në 27 dyqane të kësaj kompanie.

Partneri i PC World Albanian në SHBA, PC World US do të ketë në stok pajisjes të shumta iPad të dedikuara për konsumatorë të rinj.

Apple iPad është treguar shumë e popullarizuar në mesin e blerësve në SHBA, ku më shumë se një milion tablet janë shitur në 28 ditët e para të paraqitjes. Vijay Rakesh, një analist pranë Sterne Agee, beson se Apple ka prodhuar mes 1 deri në 1.5 milion iPad çdo muaj, dhe beson se prodhimi do të rritet deri në 2.5 milion iPad prej muajit shtator e tutje.

LEXO EDHE:  Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Lajmet e fundit>