Lajmet

Apple iPhone “më i fuqishëm” se Nintendo Wii

Publikuar , 30 Korrik 2009
0
Apple iPhone “më i fuqishëm” se Nintendo Wii

“Çështjet e fps-ve sigurisht do të rregullohen me kohë, por keni parasysh se Wii nuk është një konzolë e fuqishme” shkroi Yare në një postim zyrtar në një forum. “Një iPhone është shumë më i fuqishëm sesa një Wii”

Yare refuzoi të ofrojë më shumë koment në lidhje me vlerësimin e tij kontrovers dhe mbështeti edhe njëherë postimin e tij.

“I qëndrojë fjalëve të mija. Wii dhe DS janë ekstrem të dobët dhe popullariteti i tyre nuk largon limitet harduerike” shkroi Yare.

Është e vërtetë se një numër i zhvilluesve gjithashtu kanë shprehur rezerva të ngjashme mbi Wii. Për shembull, Lennart Sas, drejtori kreativ i Triumph Studio, së fundi deklaroi për QXM UK se Wii i përket një gjenerate tejet të  moshuar, për të qenë në gjendje që të modifikohet për lojërat e Xbox 360.

“Pika kyçe shitëse e Wii është kontrolleri Wii. Atëherë duhet që lojërat ti krijosh përreth saj” tha Sas. “Dobësia e Wii është teknologjia grafike dhe procesorike, që i përket një gjenerate të kaluar. Kështu që ju duhet të përshtatni lojën në mënyrën më të mirë të mundshme për fuqitë e Wii-s, që në fakt është Wii-mote. Nuk mendoj se mund ta bëni këtë me një modifikim direkt”.

Në fakt është e vërtetë, që një numër i lojërave të Xbox 360, duke përfshirë edhe Godfather, Guitar Hero dhe Harry Potter, janë “zvogëluar” për tu akomoduar me Wii.

LEXO EDHE:  Microsoft palarajmëron rreth trojanit që çaktivizon Windows Defender

Lajmet e fundit>