Biznes

Apple iTunes është pothuajse po aq i madh sa biznesi i Windows-it

Publikuar , 13 Shkurt 2014
0
Apple iTunes është pothuajse po aq i madh sa biznesi i Windows-it

itunes-icon_580-100017772-largeiTunes, grupi i shërbimeve dhe softuerëve të Apple, ka gjeneruar pothuajse po aq të ardhura në vitin 2013 sa divizioni i Microsoft-it për liçencimin e Windows-it në prodhuesit e kompjuterëve dhe smartfonëve.

Të dhënat mund të vërtetohen fare lehtë nëse bëhet një krahasim i deklarimeve financiare të kompanive.

Vitin e kaluar, Apple ka regjistruar 16.8 miliardë $ shitje nga iTunes, iBooks, App Store dhe Mac App Store; ndërkohë, AppleCare ka zgjeruar programin e garancisë, si dhe shërbimet si iCloud apo të tjera kanë kontribuar pozitivisht në zërat financiarë.

Referuar të njëjtës periudhë, Microsoft regjistroi 18.4 miliardë $ nga grupi “Devices and Consumer (D&C) Licensing group”, i cili merret me liçencimin e pajisjeve. Atje përfshihen të gjitha të ardhurat nga prodhuesit, përfshi edhe Windows Phone. Njëkohësisht, hyjnë edhe liçencat e Office tek konsumatorët.

Ndryshimi prej 1.6 miliardë $ përbën rreth 9% të shitjeve të D&C-së për një vit. Për ta thënë ndryshe, Apple iTunes regjistroi të dhëna në masë 91% të të ardhurave të Microsoft D&C Licensing për vitin 2013. Sipas analistëve, diferenca mund të reduktohet edhe më shumë nëse Apple do të kishte ulur çmimet e aplikacioneve iWorks dhe OS X Mavericks.

Madje, ajo që është edhe më interesante është fakti se iTunes nuk kërkon ndonjë përkushtim edhe aq të madh nga Apple, të paktën krahasuar me Windows-in. Kjo për arsyen se shumica e blerjeve ndodhin automatikisht dhe janë të realizueshme më lehtësisht nga konsumatorët. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Analisti zbulon çmimin e telefonit buxhetor të Apple