Lajmet

Apple iTunes po vjen si aplikacion universal në Windows Store

Publikuar , 12 Maj 2017
0
Po, xhevahiri i Apple po vjen në Windows Store. Përtej kësaj shefi i Microsoft nuk dha asnjë detaj por tha se iTunes do të përfshijë Apple Music. Apple iTunes po vjen si aplikacion universal në Windows Store

Platforma e Windows Store po rritet dita ditës që kur Microsoft dha lajmin e një versioni të ri të sistemit operativ, Windows 10 S. Gjatë prezantimit të tij Microsoft tha se Spotify do ti bashkohej aplikacioneve universale dhe gjatë konferencës Build Terry Myerson zbuloi një tjetër aplikacion, iTunes.

Po, xhevahiri i Apple po vjen në Windows Store. Përtej kësaj shefi i Microsoft nuk dha asnjë detaj por tha se iTunes do të përfshijë Apple Music.

Mbërritja e aplikacioneve të reja universale do të zbehë sadopak kufizimet që sjell Windows 10 S. Sa i përket iTunes, aplikacioni desktop tradicional ka qenë një katastrofë e vërtetë përsa kohë e mbajmë mend.

Mbase aplikacioni universal do ta përmirësojë më tej situatën për përdoruesit e iPhone. Megjithatë nga kjo histori mësojmë se Apple nuk dëshiron të lërë asnjë hapësirë Spotify. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook eliminon një aplikacion që shumë përdorues nuk e kanë dëgjuar

Lajmet e fundit>