Lajmet

Apple ja “fal” Rusisë Krimenë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Nëntor 2019
0
Por aplikacionet nuk e tregojnë si të tillë nga çdo vend tjetër i botës. Dhoma e ulët e Parlamentit Rus tha se Krimea dhe Sevastopoli tashmë janë pjesë e territorit Rus në pajisjet e Apple. Apple ja “fal” Rusisë Krimenë

Apple ka vendosur ti përmbahet kërkesave të Rusisë për të treguar Krimenë e aneksuar si pjesë të territorit Rus në aplikacionet e saj.

Forcat Ruse aneksuan Krimenë nga Ukraina në Mars të 2014-ës një veprim i dënuar ndërkombëtarisht.

Rajoni i cili ka shumicë Ruse, tashmë tregohet si pjesë e territorit Rus në Apple Maps dhe Weather kur shikohet nga Rusia.

Por aplikacionet nuk e tregojnë si të tillë nga çdo vend tjetër i botës. Dhoma e ulët e Parlamentit Rus tha se Krimea dhe Sevastopoli tashmë janë pjesë e territorit Rus në pajisjet e Apple.

Në Google Maps Krimea nuk shfaqet as si pjesë e Rusisë e as Ukrainës. Shumica e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia përfshirë BE dhe SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  2020 nuk do të ketë emoji të reja për shkak të koronavirusit