Biznes

Apple jep lajmin e mirë për iPhone

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2020
0
Për AirPods Pro dhe AirPods Gen 2 normalisht duhen 7.4 ditë nga 10.6 ditë që kishte shkuar në pikën e shpërthimit të pandemisë. Apple jep lajmin e mirë për iPhone

Zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit të Apple në Kinë po i kthehet gradualisht normalitetit.

Sipas një raporti të fundit procesi i prodhimit të disa produkteve të Apple është përmirësuar ndjeshëm si iPhone 11, iPhone 11 Pro, AirPods Pro dhe AirPods Gen 2.

Zakonisht prodhimi i një iPhone11 64GB dhe iPhone 11 Pro 64GB kërkon mesatarisht 2 ditë ndërsa në momentin e krizës së koronavirusit në Kinë ishte shtrirë në 7 ditë.

Për AirPods Pro dhe AirPods Gen 2 normalisht duhen 7.4 ditë nga 10.6 ditë që kishte shkuar në pikën e shpërthimit të pandemisë.

Sigurisht edhe përmirësimi i procesit të prodhimit ka të bëjë me rënien e kërkesës në tregjet Perëndimore. Por me rikthimin në punë të fabrikave Kineze, Apple së shpejti do të përmbushë kërkesën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple bën të njëjtën gjë për të cilin Google u kritikua aq shumë