Biznes

Apple ka në plan të hapë dyqanin e shitjeve me pakicë në Brazil në 2014-n

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
Apple ka në plan të hapë dyqanin e shitjeve me pakicë në Brazil në 2014-n

Kompania Apple ka planifikuar që të hapë dyqanin e saj të parë për shitje me pakicë në Brazil, në muajin shkurt ose mars të vitit 2014, pikërisht në kohën kur mbahet tubimi më i madh në Rio de Janeiero, karnivalet dhe disa muaj përpara Kampionit Botëror të Futbollit.

Sipas 9to5Mac, një burim i brendshëm tha që Apple po planifikon hapjen e dyqanit për në muajin shkurt ose mars, por konstruktimi dhe stafi mund të bënin shtyrjen e hapjes.

Siç duket, prodhuesi i pajisjes iPhone është duke shikuar që të sjell punëtorë për shitje me pakicë nga SHBA në Brazil për të ndihmuar në trajnimin e punëtorëve lokalë nga Brazili.

Dyqani thuhet se do të hapet në qendrën tregtare Village në Rio de Janeiro. Derisa datat për hapjen e madhe ende nuk dihen, Apple konfirmoi nëntorin e vitit të kaluar që po punonte për hapjen e një dyqani në Brazil.

“Ne po shikojmë të hapim dyqanin e parë të Apple në Brazil, ku ne kemi konsumatorë prej kohësh dhe shpresojmë të fitojmë shumë më tepër çdo ditë,” tha Apple në atë kohë. “Ne nuk mund të presim që të fillojmë të ofrojmë përvoja unike për shitje me pakicë nga Apple për njerëzit e Rio de Janeiro-s dhe konsumatorëve nga i tërë regjioni.”

Brazili është duke u bërë një treg mjaft i rëndësishëm i tabletëve, PC-ve dhe pajisjeve të tjera. Derisa shtetet e zhvilluara, si SHBA, janë duke përjetuar ngadalësim në kërkesa, rajonet në rritje, si Amerika Latine dhe Azia Juglindore, pritet të përbëjnë “këmbën” tjetër të rritjes për prodhuesit e pajisjeve elektronike.

Për momentin, Apple ka dyqane për shitje me pakicë në 14 shtete, shumica e të cilëve janë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Dyqani i ardhshëm në Brazil do të jetë dyqani i parë i Apple në Amerikën Latine. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple rrezikon penalitete nga Samsung për shitjet e dobëta të iPhone

Pudong_Hero_PR_610x420

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>