Lajmet

Apple ka nisur përgatitjet për 5 iPad të rinj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Korrik 2019
0
Prej muajsh kanë qarkulluar spekulime se Apple është duke ndërtuar një zëvendës të modelit bazë të iPad i cili do të ketë ekran 10.2-inç me prodhimin në masë që fillon së shpejti. Apple ka nisur përgatitjet për 5 iPad të rinj

Në botën e tabletëve Apple ka qenë e zënë këtë vit që nga iPad Air i ri tek përditësimi i iPad Mini. Por ky si duket është vetëm fillimi. MySmartPrice zbuloi edhe pesë iPad të rinj të pa prezantuar.

Detajet rreth harduerit mungojnë por një gjë është e sigurtë, këta janë tabletë të rinj dhe të gjithë vinë me sistemin operativ iPadOS.

Prej muajsh kanë qarkulluar spekulime se Apple është duke ndërtuar një zëvendës të modelit bazë të iPad i cili do të ketë ekran 10.2-inç me prodhimin në masë që fillon së shpejti.

Duke qenë se tableti nuk është përditësuar prej mëse një vit, momenti është i duhuri për një rifreskim. iPad Pro e ridizajnuar gjithashtu po i afrohen përvjetorit të parë. Mund të mos ketë ndryshime të mëdha, por të përfitojë nga procesorë më të mirë dhe të rinj.

Zakonisht Apple prezantoi harduerë të rinj në Shtator dhe Tetor pikërisht në kohën kur studentët rikthehen universiteteve. Çdo informacion na sugjeron se Apple po përgatitet për këtë moment të madh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>