Harduer

Apple ka nisur testimet për zëvendësimin e Lightning me USB-C në iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Maj 2022
Burimet e Bloomberg thonë se një adapter po testohet kur iPhone mund të funksionojnë me konektorin aktual Lightning. E thënë thjeshtë është një adapter Lightning në USB-C. Apple ka nisur testimet për zëvendësimin e Lightning me USB-C në iPhone

Apple duket se është shumë pranë ndryshimit të portës së karikimit të iPhone. Sipas një raporti të Bloomberg, kompania është duke testuar iPhone-t e rinj dhe adaptera me USB-C që MacBook dhe iPad aktualisht kanë në përdorim.

Burimet e Bloomberg thonë se një adapter po testohet kur iPhone mund të funksionojnë me konektorin aktual Lightning. E thënë thjeshtë është një adapter Lightning në USB-C.

Por Bloomberg thotë se nëse ndryshimi aprovohet nuk do të ndodhë deri në 2023.

Vendimi i Apple për të ndryshuar portën në USB-C do të jetë padyshim i mirëpritur. Është një standard i aplikuar gjerë dhe siguron jo vetëm karikim më të shpejtë por edhe transferim më të lartë të dhënash.

Ndryshimi e bën më të lehtë për ata që kanë USB-C për karikimin e smartfonëve apo pajisjeve të tjera duke eliminuar nevojën për të mbajtur pas vete një kabëll Lightning.

Bashkimi Evropian nga ana tjetër ka propozuar një ligj që kërkon aplikimin e USB-C për çdo pajisje elektronike dhe mund të jetë një prej arsyeve të lëvizjes së fundit të Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezantoi tabletët Galaxy Tab S7 FE dhe A7 Lite