Harduer

Apple ka një problem të vërtetë me iPhone e rinj

Sep 28 2018
0 Shpërndarje
Apple kërkon 49 dollarë për një “fast charger” USB-C dhe 19 dollarë për një metër kabëll USB-C. Apple ka një problem të vërtetë me iPhone e rinj

Kur Apple e bën diçka siç duhet ajo del për mrekulli e kur ndodh e kundërta, jua lëmë juve ma imagjinoni.

Disa testime të fundit nga CNBC dhe PhoneArena për karikimin e ngadaltë të telefonit për kabllove, po shndërrohen në shqetësim për shumë përdorues.

PhoneArena ka hyrë në detaje duke thënë se karikimi i iPhone XS merr plot 3 orë e 5 minuta.

Kjo është një tragjedi e vërtetë kur mendoni se shumë telefonë Android vinë me karikues të shpejtësisë së lartë dhe nuk kërkojnë 68 dollarë ekstra për këtë privilegj.

Apple kërkon 49 dollarë për një “fast charger” USB-C dhe 19 dollarë për një metër kabëll USB-C.

Edhe CNBC është dakord me gjetjet e PhoneArena duke e përshkruar karikimin një iPhone XS diçka që nuk do ta dëshironit.

Për të mbrojtur vendimin e saj, Apple thotë se shumica e përdoruesve preferojnë karikuein e vogël i cili është kompakt dhe mund të merret lehtësisht me vete.

Madje Apple shpenzoi jo pak kohë duke lavdëruar shpejtësinë me të cilin karikohet telefonit me karikuesin wireless.

Në të vërtetë karikuesit wireless Qi nga Android janë shumë të shpejtë dhe konsumojnë vetëm gjysmën e fuqisë prej 18W. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>