Softuer

Apple ka plane për zëvendësimin e Flash

Publikuar , 10 Maj 2010
0
Apple ka plane për zëvendësimin e Flash

Siç duket Apple është duke zhvilluar një teknologji softuerike të quajtur Gianduia, të cilën e ka shpalosur në verën e vitit të kaluar në konferencën “World of Webobjects Develper”.

Sipas AppleInsider, stafi i Jobs e ka përshkruar softuerin si një “kornizë të bazuar në standardet e anës së klientit për aplikacione të pasura të internetit”.

Apple siç duket ka qenë duke përdorur Gianduia për përkrahjen e sistemit të saj të shitjes, duke përfshirë shërbime si programet Një me Një, sistemin e rezervimit të iPhone dhe programin Concierge për Genius Bar dhe rezervimet për Personal Shopping.

Apple ka shpalosur Gianduia shumë më herët para se të niste punën Adobe. Nëse do të dëshironte që të ketë një produkt për të zëvendësuar Flash atëherë padyshim që të gjithë do të ishim personat e fundit që do të kishim dëgjuar ndonjë gjë për të para se të shpalosej në treg.

Apple e ka bërë shumë të qartë se është pro përkrahjes së HTML5, JavaScript dhe CSS në vend të Flash. Por kjo mund të jetë vetëm një teknikë për të tërhequr vëmendjen. Shumë shpejt kjo kompani mund të paraqes Gianduia-në, nën pretekstin se HTML5 nuk është gati, ndërsa Gianduia është.

Natyrisht ofrimi i një produkti të ri që do të konkurrojë me Flash do të ishte i pamundur vetëm në rast se do të kishit një fushatë të madhe mediale që sulmon konkurrentin dhe në rend të parë i këput këmbët.

Sipas “The Inquirer” ky është një tentim ambicioz nga ana e Apple, por megjithatë ka gjasa të funksionojë duke pasur parasysh kontrollimin e medieve që ka Apple.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Android në Evropë mund të zgjedhin cilin motor kërkimi duan të përdorin

Lajmet e fundit>