Harduer

Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të shtuar në 2020

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Mars 2019
0
Një mundësi është që pajisja të lidhet me telefonin përmes Bluetooth. Pajisja AR mund të vijë me ekrane dhe sensorë që të gjurmojë ambientin përreth. Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të shtuar në 2020

Sipas një raporti të ri nga Ming-Chi Kuo, një analist i besueshëm i Apple, kompania ka nisur punën në një pajisje të realitetit të shtuar.

Bëhet fjalë për një palë syze të cilat do të hyjnë në prodhim në tre mujorin e fundit të 2019-ës dhe duhet të jenë në shitje nga gjysma e parë e 2020.

Ende nuk dihet se për çfarë do të shërbejnë këto syze. Kuo thotë se do të funksionojnë ngjashëm me Apple Watch. Në çfarë mënyre? Ai thotë se pajisja nuk funksionon pa një iPhone.

Syzet do të sillet si një ekran i cili ju jep informacionin drejt përpara syve tuaj. Punën e vështirë do ta bëjë iPhone për konektivitetin e internetit, vendndodhjen dhe fuqinë procesorike.

Një mundësi është që pajisja të lidhet me telefonin përmes Bluetooth. Pajisja AR mund të vijë me ekrane dhe sensorë që të gjurmojë ambientin përreth.

Në iOS Apple ka eksperimentuar me realitetin e shtuar kur prezantoi ARKit në iOS. Zhvilluesit kanë pasur mundësi të ndërtojnë aplikacione që integrojnë elementë dixhitalë në botën reale.

Ndërsa shumë aplikacione kanë AR, shumica duket jo seriozë dhe nuk shtojnë asnjë vlerë. Gjithashtu numri i aplikacioneve AR ka qenë i kufizuar. Apple gjithashtu ka punuar për rindërtimin e Apple Maps me të dhëna të reja. Nuk po vizaton thjeshtë harta por ka pajisur makina me sensorë LiDAR dhe kamera për të filmuar çdo gjë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi hakerët kanë përdorur teknologjinë e Apple për të shpërndarë aplikacione të piratuara

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>