Lajmet

Apple ka refuzuar 1 milionë aplikacioneve hyrjen në App Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2021
Lajmërimi është një sinjal se kompania dëshiron të bëhet më transparente lidhur me procesin e aprovimit ose refuzimit të aplikacioneve të iPhone. Apple ka refuzuar 1 milionë aplikacioneve hyrjen në App Store

Ditën e Marte Apple tha se ka refuzuar të paktën 1 milionë aplikacione të regjistruara në App Store për herë të parë gjatë 2020-ës.

Lajmërimi është një sinjal se kompania dëshiron të bëhet më transparente lidhur me procesin e aprovimit ose refuzimit të aplikacioneve të iPhone.

Apple thotë është sistemi i cili vlerëson në detaje secilin prej aplikimeve për të hyrë në App Store që mban përdoruesit e iPhone të sigurtë nga maluerët, mashtrimet apo cilësisë së dobët.

Kompania ofroi disa statistika për procesin e aplikimit në 2020.

  • Pothuajse 1 milionë aplikacione të regjistruara për herë të parë janë refuzuar
  • 1 milionë përditësime aplikacionesh janë refuzuar
  • 48 mijë aplikacione janë fshirë për fshehjen e funksionaliteve
  • 150 mijë janë hequr sepse ishin spam ose kopjonin një tjetër aplikacion
  • 215 mijë janë fshirë sepse grumbullonin shumë më tepër të dhëna nga përdoruesit
  • 95 mijë janë fshirë për mashtrim
  • 470 mijë llogari zhvilluesisht janë mbyllur

Këto statistika vinë në një kohë kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve të reja në App Store është kritikuar nga Epic Games e madje bërë objekt betejash nëpër gjykatat Evropiane dhe Amerikane.

Epic Games kërkon anulimin e komisionit 30% për blerjet brenda aplikacioneve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pavarësisht dizajnit kompakt, iPhone 12 mini është i lehtë për tu riparuar