Harduer

Apple ka shitur 2 miliardë pajisje iOS

Publikuar , 13 Shtator 2018
0
Në fillim të 2017-ës kompania tha se ka shitur 1.2 miliard iPhone. Sigurisht kur jep shifrën prej 2 miliardë, Tim Cook e ka fjalën për pajisjet me iOS dhe jo vetëm iPhone. Apple ka shitur 2 miliardë pajisje iOS

Ashtu siç pritej në aktivitetin e 12 Shtatorit të prezantimit të iPhone krahas telefonëve të rinj Apple zbuloi detaje rreth produkteve të kompanisë.

CEO Tim Cook tha se kompania është pranë shitjes së pajisjes së 2 miliardë të iOS.

Në fillim të 2017-ës kompania tha se ka shitur 1.2 miliard iPhone. Sigurisht kur jep shifrën prej 2 miliardë, Tim Cook e ka fjalën për pajisjet me iOS dhe jo vetëm iPhone.

Po në fillim të vitit edhe Google tha se numri i përdoruesve të Android ka arritur në 2 miliardë.

Përveç këtyre statistikave, Cook tha se dyqanet e Apple viziton nga 500 milion njerëz çdo vit në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone XR do të jetë më i suksesshëm sesa iPhone XS thotë analisti shquar

Lajmet e fundit>