Harduer

Apple ka tjetër ide për telefonët me ekrane që palosen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
Planet e Apple për iPhone me ekran me palosje janë një mister i vërtetë. Në patentën e Apple thuhet “Pajisje Elektronike me Ekrane Fleksibël.” Apple ka tjetër ide për telefonët me ekrane që palosen

Apple ka përditësuar iPhone dy herë në 2019-ën. I pari ishte planifikuar, dhe i dyti erdhi pas kritikave. Por tashmë kompania ka vendosur ti kundërpërgjigjet telefonëve të parë radikalë të Samsung dhe Huawei, atyre me ekrane që palosen.

Dhe iPhone më ambicioz i të gjitha kohërave ka filluar të marrë pjesë. Menjëherë pas publikimit të disa patentave të iPhone me palosje, Apple është rikthyer përsëri duke tërhequr jo pak vëmendje.

Publikuar nga sajti AppleInsider, patenta e re e Apple zbulon se kompania po punon për një telefon me ekran të paloset. Dhe nga imazhet duke një prej smartfonëve më impresionues të kësaj kategorie.

Apple shpjegon se ekrani me palosje ngrohet në pikën e palosjes, por pse? Kompania thotë se mund të dëmtohet në temperaturë të ulët kështu që një mekanizëm ngrohjeje apo edhe piksela që ndriçohen në momentin e palosjes mund të adresojnë problemin.

Interesant është fakti se as Huawei dhe Samsung nuk kanë folur rreth kësaj dobësie në telefonët e tyre me palosje si Galaxy Fold dhe Mate X.

Planet e Apple për iPhone me ekran me palosje janë një mister i vërtetë. Në patentën e Apple thuhet “Pajisje Elektronike me Ekrane Fleksibël.”

Por kur do të vijnë iPhone në fjalë? Pavarësisht produkteve të reja të Samsung dhe Huawei, 2020 duket afati më i mundshëm kur Apple të hyjë në këtë treg. iPhone e 2019-ës nuk kanë gjeneruar mjaftueshëm emocion megjithatë gjëra interesante priten gjithashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përgjatë 2018-ës ka pasur 113 miliardë shkarkime aplikacionesh dhe lojërash

Lajmet e fundit>