Harduer

Apple kalon Samsung për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shkurt 2021
Krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019-ën, Apple shiti 10 milionë smartfonë më shumë ndërsa pjesa e tregut u rrit me 15%. Apple kalon Samsung për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

Apple ka parakaluar Samsung për tu bërë prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë në tre mujorin e katërt të 2020, diçka që kompania nuk e ka arritur që prej 2016-ës sipas Gartner.

Në tre mujorin e fundit të 2020-ës Apple shiti 80 milionë iPhone të rinj, shitje të cilat u ndihmuan nga teknologjia 5G.

Krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019-ën, Apple shiti 10 milionë smartfonë më shumë ndërsa pjesa e tregut u rrit me 15%.

Samsung rivali më i afërt i kompanisë shënoi rënie me 11.8% duke shitur 8 milionë më pak pajisje krahasuar me një vit më parë.

Vetëm iPhone gjeneroi 65 milionë dollarë të ardhura. Një panoramë e përgjithshme e shitjeve globale të smartfonëve tregon rënie me 12.5% në 2020. Nga pesë prodhuesit e mëdhenj vetëm Apple dhe Xiaomi i shpëtuan rënies. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple gjurmon dhe bllokon iPhone e vjedhur nga protestat në SHBA