Harduer

Apple kërkon ndalimin e shitjes për (vetëm) 8 modele të Samsung

Publikuar , 28 Gusht 2012
0
Apple kërkon ndalimin e shitjes për (vetëm) 8 modele të Samsung

Pas vendimit të gjykatës në të cilën Samsung është shpallur fajtor për dëmtimin e të drejtave të patentave të Apple dhe përmes së cilës i është caktuar dënimi prej 1.05 miliardë dollarëve, Apple sot foli për pajisjet të cilat do të kërkojë të ndalohen së shituri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për modelet në vijim:

· Galaxy S 4G

· Galaxy S2 (AT&T)

· Galaxy S2 (Skyrocket)

· Galaxy S2 (T-Mobile)

· Galaxy S2 Epic 4G

· Galaxy S Showcase

· Droid Charge

· Galaxy Prevail

Pavarësisht përshtypjes që kemi krijuar gjatë gjykimit, se bëhet fjalë për një gamë më të gjerë të prodhimeve, Apple kërkon ndalesë për vetëm tetë modelet e lartpërmendura, prej të cilëve shumica janë të padisponueshme prej një kohë të gjatë në tregun amerikan.

Tabela më poshtë tregon listën e modeleve të cilët, sipas jurisë, kanë shkelur të drejtat e caktuara të patentave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Paqëndrueshmëria e vlerës së Bitcoin në pikën më të ulët që prej 2016-ës

Lajmet e fundit>