Lajmet

Apple kërkon nga aplikacionet të ofrojnë një mënyrë për të fshirë llogaritë

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Tetor 2021
Ky ndryshim ishte lajmëruar nga Apple që në Qershor në konferencën e zhvilluesve WWDC. Apple kërkon nga aplikacionet të ofrojnë një mënyrë për të fshirë llogaritë

Zhvilluesit të cilët ofrojnë një mënyrë për të krijuar llogari në aplikacionet e tyre iOS, iPadOS dhe macOS duhet tu ofrojnë përdoruesve një metodë për të fshirë llogaritë e tyre nga aplikacioni gjithashtu.

Apple tha se 31 Janari do të jetë afati i fundit kur një opsion i tillë duhet të përfshihet. Gjiganti i iPhone kërkon që përdoruesit të kenë mundësi të fshijnë llogaritë e tyre nga aplikacioni. Ky proces mund të mos kryhet nga aplikacioni duke i ridrejtuar përdoruesit tek uebsajti apo një agjent megjithatë duhet të fillojë prej aplikacionit.

Mbetet për tu parë impakti i një funksionaliteti të tillë duke qenë se zhvilluesit ndjekin një praktik që inkurajon përdoruesit të qëndrojnë. Ky ndryshim ishte lajmëruar nga Apple që në Qershor në konferencën e zhvilluesve WWDC.

Një tjetër ndryshim që po vjen është raportimi i problemeve. Apple do të ofrojë një opsion në faqet e App Store në iOS 15, iPadOS 15 dhe macOS Moneterey quajtur “Report a Problem”.  /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Musk vazhdon të shesë aksionet në Tesla