Lajmet

Apple konfirmon, iPadOS 16 nuk debuton së bashku me iOS 16

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Gusht 2022
Ky vit konsiderohet i madh për iPadOS i cili vjen me Stage Manager, një mjet për përdorimin e disa aplikacioneve njëherazi dhe do të jetë i disponueshëm vetëm për modelet M1 të iPad. Apple konfirmon, iPadOS 16 nuk debuton së bashku me iOS 16

Apple konfirmoi ditën e Marte raportimet se debutimi i sistemeve operative të reja nuk do të ndjekë axhendën e viteve të kaluara.

Për herë të parë kompania nuk do të lançojë një version publik të iPadOS së bashku me iOS. Pritet që iOS 16 të debutojë menjëherë pas evenimentit të Shtatorit të Apple ku do të bëhet debutimi i iPhone.

Megjithatë Apple tha se iPadOS do të vijë drejt fundit të vitit. Për më tepër jo të gjithë do të kenë akses në iPadOS 16 dhe shumë do të kalojnë menjëherë në iPadOS 16.1.

Nuk është e qartë nëse Apple ka planifikuar të lançojë iOS 16.1 dhe iPadOS 16.1 së bashku.

Ky vit konsiderohet i madh për iPadOS i cili vjen me Stage Manager, një mjet për përdorimin e disa aplikacioneve njëherazi dhe do të jetë i disponueshëm vetëm për modelet M1 të iPad.

Falë saj përdoruesit do të kenë më shumë kontroll mbi dritaret e aplikacioneve, tu ndryshojnë madhësinë apo ti mbivendosin mbi njëra-tjetrën.

Në betan e parë iPadOS 16 nuk është i rafinuar siç duhet dhe kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e shtyrjes së debutimit. Tetori tashmë duket më i mundshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram ndryshon përsëri algoritmin