Softuer

Apple konfirmon largimin e zhvilluesit të OS X, Bertrand Serlet

Publikuar , 23 Mars 2011
0
Apple konfirmon largimin e zhvilluesit të OS X, Bertrand Serlet

Craig Federighi, momentalisht zëvendës-president i Mac Software Engineering, do të jetë zëvendësues i detyrave të Serlet dhe gjithashtu do të raportojë edhe ndaj Steve Jobs. Këtë e ka konfirmuar edhe Apple. Federighi ishte larguar kohë më parë nga Apple dhe më pas sërish ishte aktivizuar në vitin 2009.

Serlet, i cili i është bashkuar kompanisë në vitin 1997, ishte i koncentruar në zhvillimin dhe paraqitjen e sistemit operativ Mac OS X. Ai, që kishte titullin e zëvendës presidentit të Mac Software Engineering, ka thënë në një deklaratë se po largohet për shkak se po dëshiron të fokusohet më shumë në shkencë sesa në produkte. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja kur FaceTime do ti rikthehet normalitetit

Lajmet e fundit>