Vëzhgim

Apple kryeson Google Zeitgeist 2011

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
Apple kryeson Google Zeitgeist 2011

Google pati një pozitë të mirë në listë, me “Google+” të radhitur në vendin e dytë. Në vendin e parë është “Rebecca Black”. Apple ka marrë tre vende të tjera me “iPhone 5” në vendin e gjashtë, “Steve Jobs” është në vendin e nëntë dhe “iPad 2” në vendin e dhjetë.

Lista e Google me veglat më së shpejti të rritura gjatë vitit është më përfaqësuese e përgjithshme e tregut, ku Kindle Fire ka marrë vendin e parë në këtë kategori. iPhone 4S ishte termi i dyti më i rritur dhe iPad 2 e ka zënë vendin e shtatë. “Sidekick 4g”, “Touchpad”, “HTC Inspire”, “Palm Pre 3” dhe “HTC Thunderbolt” janë disa nga pajisjet e tjera për të cilat njerëzit kanë kaluar kohën duke i kërkuar në Google gjatë vitit 2011.

Është e rëndësishme të thuhet që këta terma që janë rritur më së shpejti janë bazuar duke i krahasuar të dhënat ndër vite dhe duke i parë se cilat terme kanë rritur “buzzin” e tyre që nga viti 2010. Pasi që Kindle Fire nuk ekzistoi në vitin 2010, ai kishte një përparësi ndaj termave si “iPad 2” i cili ishte edhe përpara se të dilte Kindle Fire në skenë.

Në listën e top dhjetë kërkimeve për telefona celularë, termi “iPhone” ka zënë marrë një kryesim mjaft dallues ndaj të tjerëve./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>