Lajmet

Apple kufizon qasjen në iWork për iCloud për shkak të numrit të madh të përdoruesve

Publikuar , 30 Gusht 2013
0
Apple kufizon qasjen në iWork për iCloud për shkak të numrit të madh të përdoruesve

Javën e kaluar, Apple lëshoi qasjen iWork për iCloud për të gjithë përdoruesit për t’iu mundësuar atyre përdorimin e aplikacioneve online të Faqeve, Numrave dhe Shënimeve.

Siç duket, Apple është duke e kufizuar qasjen në iWork për iCloud për shkak të sasisë së madhe të përdoruesve.

Sidoqoftë, përdoruesit ende mund të ruajnë dokumentet e tyre në iCloud. Përdoruesit që provojnë të vizitojnë iWork për iCloud pengohen, ku shihet një porosi, “Na vjen keq… Ne kemi pasur përgjigje të tepërta për Numrat për iCloud Beta.

Ju lutem shikoni sërish së shpejti. Ndërkohë, ju mund të vazhdoni të ruani tabela në iCloud.”

Apple së pari e lajmëroi shërbimin në qershor në WWDC që iu mundëson qasjen tek platformat e tyre për produktivitet online. Platforma ishte lëshuar për zhvillues, e më pas edhe për përdoruesit që nuk janë zhvillues me ftesa në mes të korrikut.

Versioni cloud i iWork iu mundëson përdoruesve që të bëjnë ruajtjen e dokumenteve të tyre online dhe t’i sinkronizojnë ata përgjatë pajisjeve të ndryshme me iOS dhe Mac. (PCWorld Albanian)

iWork-For-iCloud1

LEXO EDHE:  Me Dropbox Transfer mund të dërgoni deri në 100GB të dhëna

Tags >

iCloud
Lajmet e fundit>