Biznes

Apple kundërshton në gjykatë gjobën marramendës së Komisionit Evropian

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shtator 2019
0
Irlanda e cila akuzon Komisionin për tejkalim të fuqive të tij dhe interferimin me sovranitetin kombëtar të një vendi anëtar ka sfiduar vendimin e Bashkimit Evropian. Apple kundërshton në gjykatë gjobën marramendës së Komisionit Evropian

Apple do të nisë një betejë ligjore ditën e Marte me Komisionin Evropian i cili e detyroi të paguante 13 miliardë euro taksa të papaguara qeverisë Irlandeze.

Prodhuesi i iPhone dërgoi një delegacion prej gjashtë personash drejtuar nga shefi i financave Luca Maestri në një dëgjesë dy ditore në gjykatën e dytë më të lartë Evropiane, Gjykatën e Përgjithshme në Luksemburg.

Në Gusht të 2016-ës Komisioni tha se taksa te ulëta të aplikuara nga Irlanda përgjatë periudhës 1991 deri në 2007 kanë reduktuar artificialisht peshën taksative të Apple përgjatë dy dekadave.

Komisionerja Evropiane për Konkurrencën Vestager tha se taksa prej 0.005% paguar nga Apple në 2014-ën është një shembull i pagesave të ulëta paguar nga kompania.

Apple thotë se nuk ka bërë asgjë gabim thjeshtë ndjekur ligjet taksative të Irlandës dhe SHBA-ve.

Kompania thotë se pjesën më të madhe të taksave e paguan në SHBA sepse atje gjenerohet vlera më e madhe e produkteve të saj përfshirë dizajnin, inxhinierinë dhe zhvillimin.

Irlanda e cila akuzon Komisionin për tejkalim të fuqive të tij dhe interferimin me sovranitetin kombëtar të një vendi anëtar ka sfiduar vendimin e Bashkimit Evropian.

Politikat taksative të aplikuara nga Irlanda kanë tërhequr shumë kompania shumëkombëshe të cilat numërojnë 10% të fuqisë punëtore të vendit. Luksemburgu ka mbështetur Irlandën ndërsa Polonia Komisionin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple iPhone 11 me një veçori emocionuese

Lajmet e fundit>