Harduer

Apple: Kurrë nuk kemi për tu imponuar konsumatorëve blerjen e iPhone të rinj

Publikuar , 01 Shkurt 2018
0
Pas kritikave të ashpra nga konsumatorët Apple uli çmimin e zëvendësimit të baterive nga 79 dollarë në vetëm 29 dollarë. Apple: Kurrë nuk kemi për tu imponuar konsumatorëve blerjen e iPhone të rinj

Apple ju përgjigj ditën e Mërkure akuzave të Departamentit të Drejtësisë dhe Komisionit të Tregtisë të cilët akuzojnë gjigandin e iPhone për ngadalësimin e qëllimshëm të telefonëve.

Apple tha se kurrë nuk do të degradonte me qëllim eksperiencën e përdoruesve për ti detyruar ata të blinin një telefon të ri.

Në Dhjetor kompania pranoi se në fshehtësi të plotë kishte ngadalësuar iPhone në përpjekje për të ruajtur bateritë e vjetra nga një keqfunksionim i mundshëm.

Pas kritikave të ashpra nga konsumatorët Apple uli çmimin e zëvendësimit të baterive nga 79 dollarë në vetëm 29 dollarë.

Në një qëndrim ditën e Mërkure tha se do të dërgonte një përditësim ku konsumatorët do të kishin mundësi të vendosin vetë nëse duan të ngadalësojnë telefonin për të mbrojtur baterinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e Reddit shkon në 3 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>