Harduer

Apple lançoi gjeneratën e dytë të AirPods

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2019
0
Kasa e re e karkimit wireless vjen me standardin Qi dhe duhet të përshtatet me çdo karikues wireless. Apple lançoi gjeneratën e dytë të AirPods

Java e surprizave të Apple vazhdon me ditën e sotme kur prezantoi gjeneratën e dytë të AirPods të cilët përmbajnë edhe një kasë të karikimit wireless dhe një çip të ri H1 që kompania thotë se ul konsumin e bateri.

Komanda “Hey Siri” tashmë do të aktivizojë asistentin virtual pa shtypur asnjë buton.

Kasa e re e karikimit wireless vjen me standardin Qi dhe duhet të përshtatet me çdo karikues wireless. Në pjesën e dizajnit dhe pamjes gjenerata e dytë e AirPods është identik me modelin e parë me përjashtim të një drite LED në kasën e karikimit që tregon jetëgjatësinë e baterisë.

Apple AirPods

Apple thotë se çipi i ri H1 ofron benefite të qarta përballë W1 të gjeneratës së kaluar. Specifikisht kompania premton 1 orë jetëgjatësi më shumë bateri dhe mikrofon me audio më të pastër.

AirPods e rinj kanë Bluetooth 5. Apple do të shesë kufjet e re në dy opsione: 199 dollarë me kasën e karikimit wireless dhe 159 dollarë me kasën e standarde. Kjo kasë do të shitet edhe veçmas për 79 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë pavarësisht premtimit të Trump

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>