Lajmet

Apple lançon App Store për Kosovën

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Mars 2020
0
Apple kërkoi prej zhvilluesve të kyçen në llogaritë e tyre dhe të pranojë marrëveshjen e re të licencimit që aplikacionet e tyre të bëhen të aksesueshme në rajonet e reja kur të vijë momenti. Apple lançon App Store për Kosovën

Apple App Store do të ofrohet specifikisht për 20 vende të reja gjatë këtij viti bëri të ditur kompania.

Kosova dhe Mali i Zi do të kenë App Store e tyre gjatë këtij viti.

Zhvilluesit në 20 vende të reja të botës do të mund të ngarkojnë aplikacionet e tyre në dyqanin Apple App Store. Lajmin e dha përmes portalit të zhvilluesve megjithatë ende nuk dihet se kur do të mbërrijë saktësisht për rajonet e reja.

Apple kërkoi prej zhvilluesve të kyçen në llogaritë e tyre dhe të pranojë marrëveshjen e re të licencimit që aplikacionet e tyre të bëhen të aksesueshme në rajonet e reja kur të vijë momenti.

Në lajmërimin e Apple thuhet se zhvilluesit duhet të përditësojnë informacionin deri më 10 Prill duke lënë të kuptohet se nga ajo datë mund të fillojë lançimi i App Store për rajonet e reja.

Kjo e dërgon numrin e vendeve në 155 ku App Store është i disponueshëm. /PCWorld Albanian

Mëposhtë gjeni listën e 20 vendeve të reja:

  • Afganistan
  • Gabon
  • Bregu i Fildishtë
  • Gjeorgji
  • Maldive
  • Serbi
  • Bosnje dhe Hercegovinë
  • Kamerun
  • Irak
  • Kosovë
  • Libi
  • Mali i Zi
  • Marok
  • Mozambik
  • Mjanmar
  • Nauru
  • Ruanda
  • Tonga
  • Zambia
  • Vanuatu
LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni përditësimet automatike të telefonit dhe aplikacioneve në iPhone