Lajmet

Apple lançon Golden Master e OS X Mavericks për zhvilluesit

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Apple lançon Golden Master e OS X Mavericks për zhvilluesit

OS-Mavericks-WWDCApple ka lançuar zyrtarisht një version Golden Master të sistemit operativ të ardhshëm, OS X 10.9 ose Mavericks, për zhvilluesit.

Kjo do të thotë se ndërtimi dhe zhvillimi i OS X 10.9 ka përfunduar tashmë duke qenë se Golden Master është i njëjti version me atë që lançohet për publikun.

Data e lançimit nuk është zyrtarizuar ende, megjithatë, normalisht, Mavericks duhet të jetë i disponueshëm brenda tetorit.

Ky version i sistemit operativ ka marrë emrin në sajë të një vendi sërfi në Kaliforni. Ai pritet të ketë përmirësime përsa i përket performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë, aftësisë për të etiketuar skedarë, foldera dhe dokumente.

Po ashtu, pritet që sistemi të ketë suport për ekrane të shumëfishtë, një version të ri të Finder që do të ketë suport për tab-e, një version të ri të Safari-t si dhe shumë rregullime gabimesh apo problemesh që ka pasur versioni paraardhës dhe përmirësime të tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi aplikacionet po organizojnë protestat e fuqishme në Hong Kong

Lajmet e fundit>